LIDER2020 · ZHVILLIM IMOBILIAR
Projekte rezidenciale dhe turistike në bregdetin e Vlorës
Zhvillojmë projekte që kombinojnë banimin, turizmin dhe cilësinë e ndërtimit, nga koncepti dhe leja deri te ndërtimi dhe dorëzimi.
PROJEKTI KRYESOR
Radhimë, Vlorë
Kompleks me katër ndërtesa në Radhimë, me rezidenca, dhoma hoteli, restorante, tarraca të shfrytëzueshme dhe pishinë. Sipërfaqe projekti prej 9.858 m², 2.900 m² ndërtim dhe dy kate nëntokë për parkim.
Lider2020 është kontraktori ndërtues dhe bashkëzhvillues i projektit.
NË SHITJE · 4 HORIZONT
Apartamente në 4 Horizont, Radhimë
Projekti 4 Horizont po ndërtohet nga Lider2020. Apartamentet në shitje, planimetritë, sipërfaqet dhe disponueshmëria shfaqen në faqen e shitjeve Prime Vlora, ku mund të kërkoni edhe një vizitë.
- Statusi: në ndërtim, përfundimi parashikohet në qershor 2027
- Apartamente 1+1, 2+1 dhe dupleks, me tarraca të gjera
- Apartamente me kopsht privat në nivelin -1
- 2 pishina, kopsht i përbashkët, kafe, bar dhe restorant, palestër
- Rreth 100 m nga plazhi, në Radhimë, Vlorë
- Planimetri, sipërfaqe dhe çmim për çdo apartament në Prime Vlora
MËNYRA JONË
Nga koncepti deri te dorëzimi
Vendndodhje dhe koncept
Zgjedhim truall me vlerë dhe projektojmë konceptin sipas vendit, klientit dhe tregut.
Leje dhe ndërtim
Menaxhojmë lejet dhe ndërtojmë me ekipin tonë, me kallëpe alumini dhe kontroll të vazhdueshëm të cilësisë.
Shitje dhe dorëzim
Ju shoqërojmë nga zgjedhja e njësisë deri te dorëzimi i çelësit, me informacion të qartë në çdo hap.